DIBER

Vazhdojnë reshjet e dëborës në disa njësi të Qarkut Dibrës si në Lure, Kala e Dodes, Sllov, Selisht duke shkaktuar problme me qarkullimin dhe izolimin e banorëve.

Sipas banoreve të Lurës bora e re ka arritur deri në 20 cm dhe vazhdon të bjerë. Mësohet se edhe në disa njësi të Bulqizës vazhdon të bjerë borë, konkretisht në Ostren, Trebisht, ndërsa ka probleme me lëvizjen e automjeteve. Në këto zonë shoferët lëvizin me vështirësi dhe me përdorimin e zinxhirëve.

Sipas banorëve 115 familje në Terrnov e Madhe dhe Terrnov e Vogël janë të bllokuara si pasojë e reshjeve të dendura të borës, por Emeregjencat Civile e mohojnë.

Emergjencat Civile njoftojnë se nuk ka banorë të bllokuar në Dibër si pasojë e borës.

“Lidhur me informacionin ne disa media, se 400 banore ne Bulqize te bllokuar nga debora, shtabi i Emergjencave Civile ne Prefekturen Diber ben me dije se nuk ka banore te bllokuar. Aktualisht, po punohet me 3 borepastruese ne aksin rrugor Klenje-Stebleve, ku ndeshen probleme gjithmonë ne situata te motit te keq. Diber- Kala e Dodes e kalueshme me zinxhirë, po punojne 3 borepastruese”- thuhet nga Emergjencat Civile.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb