Territori Shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin verior dhe Jugor të vendit. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin largim gradual të vranësirave nga i gjithë territori i vendit duke ri-kthyer intervalet me kthjellime, por temperaturat do të mbeten të ulëta.

Ndërkohë do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 13°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb