Presidentja gjeorgjiane Salome Zourabichvili ka paraqitur një padi në Gjykatën Kushtetuese të vendit kundër ligjit për agjentët e huaj, tha sekretari parlamentar i presidentes, Georgy Mskhiladze.

“Presidentja gjeorgjiane ka paraqitur për herë të parë një padi në Gjykatën Kushtetuese. Padia sfidon ligjin mbi transparencën e ndikimit të huaj, të ashtuquajturin ligj rus. Ky ligj bie ndesh me kushtetutën e vendit,” tha ai në një konferencë.

Sipas Mskhiladze, presidentja sfidon një sërë normash dhe nenesh të ligjit pasi ato bien ndesh me nenin 78 të kushtetutës së Gjeorgjisë, i cili thotë se të gjitha degët e pushtetit nuk duhet të kursejnë asnjë përpjekje brenda kompetencave të tyre drejt integrimit të Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Parlamenti i vendit do të jetë i pandehuri para gjykatës.

Legjislativi gjeorgjian miratoi një projekt-ligj mbi transparencën e ndikimit të huaj, i njohur gjithashtu si projektligji i agjentëve të huaj, në leximin e tretë më 14 maj. Presidentja Salome Zourabichvili vuri veton ndaj ligjit më 18 maj, por parlamenti e anashkaloi veton e saj më 28 maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb