Shqipëria po kalon orë paniku, teksa vijojnë lëkundjet e tërmetit. Pas tërmetit tronditës 5.8 ballë të shkallës Rihter, pasditen e kaluar, janë ndjerë dhe një sërë lëkundjesh të tjera gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dridhja më e fundit është shënuar në orën 06:46, me magnitudë 3.7 ballë, 6 kilometra nga veriu i Durrësit, dhe me një thellësi 44 kilometra. Epiqendra e tërmeteve ka qenë në Detin Adriatik, ndërsa pasojat më të mëdha janë në Durrës dhe Tiranë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: