LIBI – Reth 200 persona dyshohet se kanë humbur jetën pasi dy anije, te mbushura me emigrantë janë mbytur pranë qytetit Zuvara të Libisë. Anija e parë, e cila ka sinjalizuar për ndihmë të enjten, ka pasur afro 50 njerëz në bord, ndërsa anija tjetër, e cila është mbytur më vonë, ka qenë e mbipopulluar me rreth 400 pasagjerë. Zyrtarët thonë se rreth 200 njerëz janë shpërtuar nga rojet bregdetare të Libisë, por shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 2,400 emigrantë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë humbur jetën këtë vit, gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe dhe për të arritur në Evropë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: