Toka shqiptare vijon të mos gjejë qetësi nga lëkundjet e tërmetit, pas atij katastrofik të 26 nëntorit, që la 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara. Brenda pak minutash, janë regjistruar tre lëkundje tërmeti në Durrës.

Lëkundja e fundit është shënuar në orën 15:58, me magnitudë 3.5 të shkallës rihter dhe me një thellësi 18 kilometra nga Shijaku.

Ndërkohë, pak minuta më parë, është regjistruar një tjetër lëkundje më e fortë, me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter.

Siç raporton qendra evropiane e tërmeteve, lëkundja ka qenë 30 kilometra nga Durrësi dhe është regjistruar në orën 15:53. Ndërkohë, vetëm pak minuta para kësaj lëkundjeje, është ndjerë një tjetër tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës rihter, 30 kilometra nga Durrësi. Kjo lëkundje është regjistruar në orën 15:45.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: