Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar sërish për raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një deklaratë për media, Vasili tha se raporti i OSBE është autopsia e kufomës-shtet që ka krijuar Edi Rama.

Sipas numrit dy të LSI, ky raport është vula e votimeve më të turpshme dhe faqja më e zezë e shkruar ndonjëherë në Shqipëri.

“Raporti i OSBE është autopsia e kufomës-shtet që krijoi Edi Rama. Ky raport është vula e votimeve më të turpshme dhe faqja më e zezë e shkruar ndonjëherë në Shqipëri.

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, antikushtetuese, në kundërshtim me dekretin e Presidentit”, tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb