Mallkimi i Arsenalit vazhdon në nivel evropian dhe këtë herë me mbretin e Europa League Unai Emery, i cili nuk ishte i mjaftueshëm. Nokauti kundër Chelsea i mohoi ‘Topçinjve’  mundësinë e hakmarrjes në këtë kompeticion pas 19 vjetësh. Në atë kohë skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger duhej të dorëzohej në natën e Kopenhagenit kundër Galatasaray me penallti.

Gjashtë vjet më vonë, hidhërimi ishte edhe më i madh, në Paris kundër Barcelonës në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi kishte qenë përpara deri në pesëmbëdhjetë minuta nga fundi. Pra, për të gjetur trofeun e fundit të Arsenalit duhet të kthehemi në 1993/94 kur në Kopenhagë skuadra e udhëhequr nga Xhorxh Graham mundi Parma në finalen e Kupës së Kupave, falë një goli të Alan Martin Smith.

Për të raportuar një tjetër dështim, vitin e ardhshëm, përsëri në Kupën e  Kupave kundër Saragozës (2-1) dhe në Superkupën Evropiane kundër Milanit në 1994.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb