Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole, ka ndjekur ka afër punën që po bëhet për përfundimin e rrugës Pogradec-Tushemisht-Doganë Loti 2.
“Po vazhdon me ritme të mira puna nga subjekti i kontraktuar për përfundimin e zbatimit të projektit “Ndërtimi i rrugës Pogradec-Tushemisht-Doganë Loti 2”, që përshkon edhe unazën e fshatit Tushemisht nga burimet e Zagorçanit, i financuar nga Qeveria dhe Banka Botërore nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë afërsisht 3.5 milionë $ me tvsh. Falë investimeve të qeverisë Pogradeci po jetëson një transformim të qëndrueshëm, duke u kthyer gjithmonë e më shumë në një destinacion turistik shumë të preferuar”, shkruan Jole në FB.
Jole sqaron se rruga ka gjatësi 4.2 km, degëzimi i fshatit Tushemisht 720 m dhe përfshin infrastrukturë ndriçimi, parkime publike, korsi biçikletash dhe elementë të tjerë të mobilimit urban, duke krijuar me realizimin e plotë të projektit aksesin e duhur për banorët e zonës dhe vizitorët vendas e të huaj.