Vijojnë dridhet e tokës nga tërmeti në Korçë. Lëkundja e fundit është ndjerë pak minuta më parë, ndërsa mësohet se ka qenë 4.1 ballë i shkallës Rihter.


Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, duke krijuar panik te qytetarët. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Arrëz.


Ndërkohë, lëkundjet sizmike vijojnë prej mbrëmjes së kaluar, kur u shënuan disa dridhje të tokës, të cilat vazhdojnë edhe ditën e sotme.


(BalkanWeb)

Etiketa: