MAQEDONI- Disa protestojnë me heshtje, e disa të tjerë me brohoritje. Kjo është pasqyra e protestës së emigrantëve të cilët më shumë se një javë qëndrojnë të bllokuar në zonën ndërkufitare në Gjevgjeli.

Pas shirave të mbrëmshëm të rrëmbyeshëm që i detyroi emigrantët që të qënrojnë në tendat e vendosur nga ana e Greqisë, ata sot sërish dolën të qëndrojnë në hekurudhë. Grupi i iranianëve vazhdon me heshtje që të shpreh revoltën për shkak të kufijve të mbyllur, ndërsa emigrantët nga Bangladeshi, Maroku dhe Pakistani me brohoritjet “Liri” dhe “na lëshoni” kërkuan që t’ju lirohet rruga drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Emigrantët ekonomik tashmë prej tetë ditësh gjenden të bllokuar në kufirin greko-maqedonas. Për shkak të kufijve të mbyllur ata mbajnë grevë urie, ndërsa disa prej tyre në shenjë proteste kanë qepur buzët.

Në kampin e refugjatëve për dallim nga pardje ka refugjatë që presin trenin e parë i cili do t’i dërgojë deri në Tabanoc, prej ku duhet të vazhdojnë rrugën e tyre drejt BE-së.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: