TIRANE- Partia Demokratike vendosi sot të qëndrojë në shesh deri në largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Në çadrën e ngritur para kryeministrisë filloi sot “ngujimi” i demokratëve deri në plotësimin e kushtit të opozitës. Gjatë paradites, protestuesit hodhën shashka e shishe plastike drejt Kryeminstrisë, u dogjën dordolecët me fytyrën e “Ramës, “Beqajt” e “Tahirit” si për t’i vënë vulën vendimit të Bashës dhe gjithë të pakënaqurve e të zhgënjyerve nga çdo cep i Shqipërisë që vendosën të qendrojnë në shesh deri sa sipas tyre “të shporrin qeverinë që nuk mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10154978143519909/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Për protestën policia dha 4 orë leje (12:00 deri në 16:00), ndërkohë që për sigurinë e institucioneve dhe mbarëvajtjen e protestës angazhoi mbi 2 mijë policisë në terren. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se nuk do pengohen protestuesit pavarësisht thyerjes së lejes.
beqaj rama tahiri

MINUTË PAS MINUTE

BUMÇI: REFORMA ZGJEDHORE U ZVARRIT PËR TË PENGUAR VOTIMIN ELEKTRONIK. DEKRIMINALIZIMI PËR RAMËN NUK EKZISTON
ORA 21:50 Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi është ndalur sot tek disa nga arsyet më të mëdha për të cilat protestohet sot në bulevard. Duke vënë theksin tek rëndësia e zgjedhjeve të lira e të ndershme, Bumçi thotë se reforma zgjedhore është zvarritur qëllimisht.

“Votimi elektronik thjeshton administrimin e votës, por kjo nuk po realizohet. Ishte një ndër kërkesat tona kryesore. Në 2016 ne kërkuam që të kalonin bashkë reforma në drejtësi dhe kërkesa për votimin elektronik. Por kjo nuk u bë. Në takimin me zonjën Nuland dhe ambasadorin Lu, na u tha që menjëherë pas votimit të reformës në drejtësi, fokusi do të ishte tek reforma zgjedhore. Por ndonëse reforma në drejtësi u votua që më parë, procesi për reformën zgjedhore u zvarrit, aq sa të thonin se tani nuk ka më kohë.

Dekriminalizimi për Ramën nuk ekziston. Roshi vijon ende të jetë n detyrë, u shfaq disa ditë më parë në krah të ministrit Ahmetaj. Për Ramën, dekriminalizimi është letër pa vlerë”, tha Bumçi.

Ora 21:45- Protestuesit demokratë janë futur në çadrën e improvizuar para Kryeministrisë dhe po kërcejnë nën tingujt e muzikës.

Ora 19:10- Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi nga sheshi i protestës ka deklaruar se ky është i vetmi instrument qe i ka mbetur opozites per te parandaluar vjedhjen e zgjedhjeve dhe tha se protesta sot ka nisur “për të parandaluar një krim”.

“Përvec 1 mijë arsyeve që kanë shqiptarët të parandalojë vjedhen e zgjedhjeve, eshte e vetmja forme që i ka ngelur në dorë opozitës që ta evitojë një ngjarje të tillë”, u shpreh ai.

“Përshkallëzim të protestës ne grevë urie? Uroj që qeveria të bëhet e arsyeshme dhe të gjendet një rrugë që kjo protestë të mos zgjatet. Nëse qeveria do rezistojë, protesta do jetë e gjatë. Kjo proteste nuk eshte për të marrë pushtetin në tavolinë se ndryshe do isha unë i pari që do e refuzoja protestën e Lulzim Bashës.

Protestaa (1)

Ora 16:38- “S’ka negociim politik, është një farsë, një kryeministër që është bërë njësh me kriminelët dhe Eskobarët e Ballkanit, jemi në prag të një kolapsi total të institucioneve demokratike”, tha Basha para gazetareve.

Bashaaa

Ora 16:00- Vijon protesta e opozitës përpara kryeministrisë ndërsa është ngritur edhe çadra që do të presë demokratë. Deputeti Arben Ristani i pyetur nga gazetarët si një nga organizatorët e protestës se a po e shkelin afatin që kishin deri në orën 16:00, tha se nuk ka rendesi asgje tjeter se sa protesta për zgjedhje të lira. “Nëse Rama nuk largohet do e largojmë me forcë, me forcën e qytetarëve”, tha ai.
Ora 13:00- Basha merr vendimin: Do qendroj në shesh deri sa të shporrim qeverinë.
Ora: 12:25- Pas fjalimeve të qytetarëve dhe përkrahësve të PD-së, mori fjalimin kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Ora: 12:20- Në terren për të parë nga afër dhe monitoruar protestën është dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Drejtori i Sigurisë, Altin Qato.

Ora 12:12- Po hidhen shashka dhe shishe plastike drejt kryeministrisë, siç raporton gazetarja Dorjana Bezat
Ora 12:00- Nis protesta e opozitës me fjalime para kryeministrisë. I pari flet aktori Besmir Halili.

<iframe src=”https://www.youtube.com/embed/WiQ3orOv-mo” width=”560″ height=”315″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”></iframe>
Ora 11: 58-
Siç duket, kushtet atmosferike nuk janë në favor të Partisë Demokratike, pasi kanë nisur dhe reshjet e shiut. Tashmë turma ndodhet e gjithë në sheshin para Kryeministrisë.

Protestaa (2)
Ora 11:54- Kryedemokrati Basha i bashkohet turmës së protestuesve, niset drejt Kryeministrisë.
Ora 11:42- Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se ndodhet e pozicionuar para ministrisë së Brendshme, aty ku po marshojnë në këto momente grupi i protestuesve që vijnë nga Veriu. Sipas saj, edhe ish drejtues të lartë të policisë siç është Agron Kuliçaj i janë bashkuar protestës. Me këtë grup janë edhe deputetët Arben Ristani, Edi Paloka, Asllan Dogjani dhe po presin që t’ju bashkohet kryetari Basha për të marshuar drejt Kryeministrisë. Nga turma dëgjohen thirrje “Rama ik, Rama ik”.

Protestaa (3)
Ora 11:35- Berisha pritet me entuziazëm para selisë së PD, ku ka shkuar të diskutojë për detajet e fundit të protestës me kryedemokratin Lulzim Basha.
nis protesta PD berisha mes turmes
Ora 11:30- Protestues dhe simpatizantë të AK me në krye Kreshnik Spahiun marshojnë drejt bulevardit. Ata mbajnë një flamur të madh kombëtar dhe lëshojnë thirrje kundër qeverisë.

(ma.ar/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: