Pasi mbyllën protestën para Kryeministrisë, mbështetësit e opozitës marshuan në këmbë papritur përmes Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me destinacion Bashkinë e Tiranës. Një skenar surprizë që gjeti të papërgatitur dhe forcat e rendit. Në pak minuta turma e protestuesve ishte para shkallëve të Bashkisë së Tiranës, ndërsa efektivët vrapuan nga të gjitha anët për të mbërritur në kohë dhe vendosur perimetrin e sigurisë.

Me të mbërritur ata kanë hedhur molotov drejt godinës së Bashkisë të kryeqytetit.

Protestuesit kanë hedhur molotov te dritarja e Bashkisë, ku janë djegur edhe disa flamuj.

Teksa hodhën molotov, protestuesit thirrën në korr “Poshtë hajdutët”, “Berisha” etj.

Mes protestuesve të mbledhur përpara Bashkisë së Tiranës dhe policisë ka pasur edhe disa përplasje e shtyrje.

Perplasja1
Perplasja1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: