Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se në kantierin Ura mbi lumin Tiranë, pjesë e Unazës së Madhe, vijon puna pa ndërprerje, ku deri më tani është realizuar 55 përqind e punimeve.

Rama shprehet se projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës🤝

“Në kantierin, Urat mbi lumin Tiranë, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, po vijon puna pa ndërprerje ku deri tani është realizuar 55% e punimeve🌉

I gjithë projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës🤝”, shkruan Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb