Një tjetër video nga skandali i blerjes së provimeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës me para dhe kërkimi i favoreve seksuale nga ana e sekserit Besim Nasufi.

Në videon e transmetuar sonte në “Fiks Fare”, sekseri Nasufi rrit çmimin e provimeve, në rast se vajza në fjalë nuk i jep favore seksuale. Me zë dhe figurë u dokumentua edhe pagesa për 3 lëndë të tjera “Taksim”, “Komunikim biznesi” dhe “Menaxhim karriere”. Për këto provime, pagesa ishte 41.000 lekë, për shkak se sekseri rriti çmimin, pasi bashkëpunëtorja e Fiksit refuzoi të ishte e dashura e tij nga 12 mijë lekë një provim, çmimi e rriti në 17 mijë lekë për një provim.

Por sekseri vazhdon ta ngacmojë vajzën dhe i thotë “të kam shpirt ty, të dua shumë” dhe “se do shkosh tek muhabeti im”. Në këtë bisedë bashkëpunëtorja e Fiksit bën pagesën edhe për 3 provime të tjera. Për këto tre provime, bashkëpunëtorja e Fiks fare paguan 51.000 lekë.

Gjatë gjithë kohës sekseri ngacmon vajzën, thotë se provimet që ishin me dy profesorët, Bardhin dhe Maksin i ka marrë me notë kaluese. Ndërkohë, bashkëpunëtorja i thotë edhe emrat e dy lëndëve që nuk ka marrë.

Pas disa takimesh dhe pas këmbënguljes së gazetares për të marrë një përgjigje për notat e provimeve sekseri thotë se nuk po çan dot më te pedagogët. Gazetareve të Fiks fare u kthen lekët për tre provime të mbetura dhe pranon se ka akoma para për të kthyer nga provimet e ngelura

Investigimi 8-­mujor i “Fiks Fare” u transmetuar për tre net me radhë. Në dy netët e para u transmetua mënyra se si blihen me para nota kaluese për disa provime në fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

Të martën ju kushtua vëmendje edhe mënyrës sesi sekseri kërkonte favore seksuale në këmbim të notave kaluese dhe vendit të punës në fakultet.

Investigimi u mbyll me këto rezultate: U krye pagesa 10 provime dhe morëm 5 provime. U mor notë kaluese për lëndët “Prodhim bimor”, “Drejtim fermash”, “Komunikim biznesi”, “Marketing agar” dhe “Taksim”.

Për Universitetin Bujqësor, “gabimi” i vetëm është se futi studentin në 25 provime njëherësh, pa një vendim të rektoratit pasi studenti kishte ndërprerë studimet në vitin 2009.

Dy sekserët janë shkarkuar në muajin korrik nga universiteti, me motivin se janë përfshirë në afera korruptive. Në asnjë moment rektori nuk e pranon se sekserët u shkarkuan për shkak të investigimit të emisionit “Fiks Fare”. Ndërsa sot të dy sekserët Besim Nasufi dhe Elison Rota janë arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën për korrupsion.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb