MITROVICE- Seanca ndaj Oliver Ivanoviçit do të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës. Mëe 24 prill, Ivanoviçit iu zgjat paraburgimi edhe për dy muaj, me akuzën se më 14 prill 1999 dhe më 3 shkurt të vitit 2000 ka kryer krime lufte kundër banorëve civilë shqiptarë.

Ivanoviç u arrestua më 27 janar të vitit 2014, ndërsa bashkë me të akuzohen edhe Dragoljub Delibashiç, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiç dhe Aleksandër Llazoviç, shkruan “kp”.

Deri më tani kanë në gjykatë janë paraqitur një numër i madh i dëshmitarëve, shumica e të cilëve kanë dëshmuar se kanë parë të akuzuarit në pozitën e kriminelëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb