Policia e Vlorës ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ka arrestuar disa persona, në vijim të aksioni të djeshëm, ku u arrestua shtetasi me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, Tesi Basho.

Mesditën e djeshme, në qytetin bregdetar mbërritën edhe forca policore nga Tirana, për të ndihmuar në kapjen e personave të tjerë të lidhur me Bashon, i cili njihet se anëtar i bandës së Llanajve.

Basho u arrestua dje në Selenicë, bashkë me vëllanë e tij, ndërsa akuzohet për vrasjen e dy prostitutave në Itali dhe arratisjen nga burgu italian, por edhe për vepra të tjera të rënda penale.

Ndërkohë, pritet që Policia e Vlorës të dalë në konferencë për të zbardhur detaje nga aksioni, ku nga informacionet e para mësohet se personat e arrestuar kanë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb