SHIJAK- Një magazinë bimësh medicinale në Maminas është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, ndërsa zjarri vijon ende edhe sot.

Mësohet se fabrika 5-katëshe është në pronësi të shtetasit me iniciale XH.H. Fillimisht zjarri nisi në katin e tretë të fabrikës dhe më pas u përhap në katet e tjera. Aktualisht zjarri vijon me intensitet në dy katet e fundit.

Dyshohet se shkak për shpërthimin e flakëve ka qenë një shkëndijë elektrike. Që prej mbrëmjes se djeshme të gjitha shërbimet zjarrfikëse të Durrësit, të portit dhe dy mjete nga Tirana po punojnë për shuarjen e flakëve. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: