Ambasada gjermane në Tiranë ka informuar se Shqipëria vijon të konsiderohet një zonë rreziku.

Ambasada shpalos një sërë masash që janë vendosur nga Gjermania për udhëtarët nga Shqipëria, si karantina 14- ditore me detyrim dhe test COVID-i.

Më tej thuhet se udhëtarët duhet të informojnë autoritetet në Gjermani për adresën ku do të qëndrojnë si dhe të paraqesin rezultatet e testimit.

Në rast të kundërt, aeroportet në Gjermani ofrojnë falas testime për udhëtarët nga jashtë shtetit.

 

 

STATUSI NGA AMBASADA GJERMANE

+++ Vlen edhe më tej: Detyrimi për karantinë dhe testi i koronavirus për udhëtarët nga Shqipëria +++

 

Meqenëse Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).

 

Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri. Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb