Vijon e tensionuar situata në Kavajë ku mbështetës të opozitës u përplasën fizikisht me Policinë. Për të frenuar qytetarët, Policia e Shtetit ka hedhur gaz lotsjellës, spraj dhe ujë me presion në drejtim të qytetarëve.


Një qytetarë ka denoncuar me video dhunën që ka ushtruar Policia e Shtetit ndaj tij. Në videon tjetër të mbërritur në redaksinë e BalkanWeb shihen policët që dogasin me shkopinj gome një qytatarë që mundohet të largohet për t’i shpëtuar dhunës.


Përplasja mes policisë dhe mbështetësve të PD për shkak se këta të fundit tentuan të shpërthejnë me forcë derën e KZAZ, aty ku ndodhen edhe materialet zgjedhore.


(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb