SHKODER-Viktima e një breshërie plumbash nga snajperi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, Xhabir Shega dyshohet si bashkëpunëtor në një vrasje të pesëfishtë në vitin 1999. Burimet zyrtare të policisë së qarkut Shkodër, thanë për “Panorama” se Shega dyshohet të jetë një nga autorët e vrasjes së 5 personave nga fshati Grudë e Re, të cilët përfitonin nga situata e vështirë që po kalonte policia e Shkodrës pas ngjarjeve të vështira të vitit 1997 dhe pas diegies së komisaritit të policisë në vitin 1998 dhe iu vinin gjoba bizneseve të ndryshme.

Por ka rastisur që disa persona të cilëve u ishte vendosur gjobë, të ishin kushërinj të Shegës të cilët kishin një lokal në lagjen “Vasil Shanto”. Kur ka mësuar këtë ngjarje, të zotët e lokalit i kanë lënë gjobvënësve një ditë dhe një orë të caktuar që të vinin e të merrnin gjobën e kërkuar. Por sapo gjobënësit kanë hyrë në lokal, janë pritur me armë dhe policia tha se dyshohej se bashkëpunëtor në vrasjen e këtyre personave të kishte qenë edhe viktima Xhabir Shega. Megjithatë, në lidhje me këtë çështje, policia për shkak të problemeve që kishte në riorganizimin e saj në ato vite, nuk dihet në se ka bërë ndonjëherë hetime mbi shkaqet e vrasjeve si dhe për autorët e mundshëm të saj. Emrat e viktimave Viktimat e vrasjes së 5¬ishtë në vitin 1999 ishin: Flamur Ndreu, Petrit Ndreu, Albert Ndreu, Alvaro Vukaj, Florian Necaj. Të pestë këta raportohet se ishin nga fshati Grudë e Re e komunës Rrethina.

Shega nuk i shpëton atentatit të dytë me snajper Viktima i shpëtoi një atentati në muajin gusht të vitit të kaluar, kur po nga Kalaja e Shkodrës u qëllua me snajper. Ai mori një plumb në krah asokohe e madje tentoi të kurohej në kushtet e shtëpisë e të mos paraqitej as në spital. Por mbrëmë autori, i cili dyshohet se mund të jetë një profesionist i paguar, ka qëlluar në shenjë. Rreth orës 21:30, kur Shega ka qenë në oborrin e shtëpisë, autori e ka qëlluar me snajper, duke i shkaktuar plagë në gjoks. 10 të shoqëruar Policia shoqëroi mbrëmë 10 vetë që janë pyetur në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por ende nuk ka të akuzuar mes tyre.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: