Ka humbur jetën 8 ditë pas bashkëshortit 57-vjeçarja nga Gjirokastër Tatiana Haxhiaj.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Haxhiaj, nga fshati “Asim Zeneli” kishte djegje në 70% të trupit dhe nuk u ka mbijetuar dot plagëve. Ajo ishte transportuar në spitalin e Djegie Plastikës në Tiranë, por me gjithë punën e mjekëve nuk ka arritur të mbijetojë.

Bashkëshorti i saj Andrea Haxhiaj humbi tragjikisht jetën nga zjarri në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës më 3 gusht. Çifti kishte 2 fëmijë, njërin me studime në Tiranë, e tjetrin që jetonte me ta në fshat.

“Është thelluar fatkeqësia për familjen Haxhia, të cilët e kanë njohur çiftin Haxhiaj. Ata janë nga ky fshat dhe jetën e tyre e kanë kaluar në këtë fshat. Këto janë viktimat e vetme të zjarrit që kanë përfshirë vendin. Ngjarja ka ndodhur më 3 gushtë dhe 8 ditë nga vdekja e bashkëshortit, Tatiana, s’ka mundur t’i mbijetojë flakëve dhe ka ndërruar jetë. Të dy djemtë janë vendosur në Tiranë për t’i qëndruar pranë të ëmës, banesa 2 katëshe. Është një ngjarje e rëndë dhe që ka tronditur të gjithë fshatin. Gjendja e gruas ka qenë e vështirë që në momentet e para dhe ishte e vështirë që të mbijetonte, pasi kishte pësuar djegie të shumta në trup”, tha gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb