Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga atentati që i mori jetën Klaudio Prendit.
Në video duket mjeti tip Audi gri dhe nga krahu tjetër duket edhe i riu Klajdi Prendi që hipën në automjetin e tij. Sapo Prendi ngjitet, Audi i afrohet dhe e qëllon me armën me silenciator. I riu është qëlluar me armë sapo ka dalë nga një lokal në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet rreth orës 00:36 minuta të kësaj të marte.
(BalkanWeb)