Presidenti amerikan Barack Obama do të marrë pjesë në homazhet për viktimat e tragjedisë së Orlandos.

Lajmi konfirmohet nga mediat amerikane sipas të cilave Obama të enjten do të marrë pjesë në homazhe.

Presidenti amerikan do të ngushëllojë familjet e viktimave, si dhe do të solidarizohet me komunitetin ‘Gay’ i cili është prekur nga kjo tragjedi.

Ditën e diel në Orlando humbën jetën 49 persona, pas një sulmi në një lokal homoseksualësh.

Sulmi është bërë nga Omar Matten një djalë me origjinë afgane, i cili më pas është vrarë nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb