Policia e Shkodrës me anë të një deklarate për mediat ka dhënë informacione shtesë për atentatin e ndodhur në Dobraç. Hamza Lici humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Arlind Bushati disa orë më vonë në spitalin e Shkodrës.

Nga kontrolli në makinën ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati janë gjetur tre armë zjarri, pistoleta. Ndërkohë, gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem janë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç,  ju informojmë se:

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).

Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb