HUNGARI– Në përvjetorin e kryengritjes anti-komuniste të 1956, kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se vendi i tij duhet t’i kundërvihet “Sovjetizimit” të Europës dhe të mbrojë kufijtë e tij ndaj migracionit masiv.

Kritik i Bashkimit Europian dhe kundërshtues që në fillim i fluksit masiv të emigrantëve në kontinent, Orban tha se liria në Europë varet nga vetë kombet dhe nga traditat e krishtera.

“Ne duam të jemi një komb Europian, jo një kombësi brenda Europës. Nuk mund të pranojmë që shtëpia jonë, blloku europian të transformohet në një perandori të kohëve moderne”, deklaroi Orban gjatë fjalimit të tij.

Hungaria ka kundërshtuar politikën e BE-së për sistemimin e qindra mijërave refugjatëve që mbërritën në bllok vitin e kaluar në kërkim të azilit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: