“Mendoja: Kam qenë i martuar, kam dy vajza, kam bërë atë që duhej të bëja, nga tani jam singel. Më pas kuptova që jeta ime ishte bosh. Nuk prisja të takoja dikë, por ndodhi. Ajo është shumë më e re nga çe kisha imagjinuar”.

Kështu tregon në prag të martesës së tij të dytë, Vincent Cassel, që ka folur për dashurinë e tij me modelen Tina Kunakey, në një intervistë për ‘Vanity Fair”.
Një dashuri e lindur papritur ajo me Tinën, pa shumë pyetje për diferencën e moshës (ai 51, ajo 21), sepse, siç thotë aktori francez “nuk e zgjedh dot atë që dashuron”. Tani, vetëm pak ditë nga ‘Po’ në Biarritz, seks simboli i kinemasë ka vendosur të tregojë historinë e tij të pabesueshme të dashurisë.

Ish bashkëshorti i Monica Belluci, me të cilën ka dy vajza, tregon që Tina është një vajzë ‘inteligjente, e pavarur’.
Takimi mes tyre ishte si një shkëndijë në qiellin e qetë: ’E kuptova që isha dashuruar me të që ditët që e njoha. Nuk e dija sa vjeç ishte, por kur ma tha u befasova pak. Babai i saj ishte i shqetësuar sepse ajo nuk ishte kthyer në shtëpi në orar dhe unë i thashë: ”Po mirë ftoje dhe babin tënd për drekë” dhe menjëherë mendova: ’C’bëra kështu? Unë sapo e kam njohur. Nuk e dija përse po e bëja dhe isha i bindur që nuk ishte një ide e mirë, por e bëra pavarësisht kësaj”.

Përse zgjodhët Tinën për tu martuar? Cassel përgjigjet kështu: “Është një premtim që bëhet përpara se të krijosh një familje së bashku. Eshtë edhe për të thënë ‘Të dua” përpara të gjithë botës”.
Ndërsa për raportin me Monica Bellucin, me të cilën është divorcuar pesë vjet më parë, Cassel shton: “Nuk do të bëja kurrë asgjë të keqe në lidhje me Monikën. E kam shumë xhan dhe e respektoj. Është nëna e vajzave të mia. Nëse do të kishte nevojë për mua, do të shkoja në fund të botës për të. Me të nuk jam në luftë”.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb