Mes Barcelonës dhe Realit të Madridit zgjodhi këtë të dytin, madje duke refuzuar një ofertë më të mirë financiare. Vinicius Junior ka zbuluar tratativën në merkato, përpara se të transferohej te “los blankos” verën e shkuar.

1548441176 743506 1548441429 Noticia Normal
1548441176 743506 1548441429 Noticia Normal

“Në atë kohë menaxheri im pati kontakte edhe me Barcelonën. Madje mund të them se ishin gati të paguanin më shumë. Por unë doja të luajë për Realin e Madridit, që është dhe skuadra më e madhe në botë. Ka qënë ëndrra ime që fëmijë”, është shprehur Vinicius Junior. I konsideruar si talenti i ri i futbollit brazilian, sulmuesi 18-vjeçar u ble nga klubi madrilen për rreth 45 milion euro. Pasi u aktivizua tek ekipi i dytë, në mesin e këtij sezoni ai kthye në një titullar të padiskutueshëm në skuadrën që deri një javë më parë drejtohej nga Santiago Solari. Por pas rikthimit në pankinë të Zinedine Zidane, ai duhet të konfirmojë rolin e tij në formacion.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Vazhdoj të përgatitem si gjithmonë. Jam vetëm 18-vjeç dhe kamë ende shumë rrugë për të bërë. Ndjehem shumë mirë me skuadrën dhe jam i bindur se do të kthehemi te sukseset”, ka vijuar më
tej sulmuesi brazilian në intervistën e dhënë për mediat madrilene.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb