Në Madrid dhe Barcelonë tifozët janë zgjuar me humor të ndryshëm pas “E Clasico” në Kupën e Mbretit. Edhe atmosfera që pasqyrohet në mediat iberike ka shumë diferenca. Kështu, të përditëshmet madrilene nuk janë aspak entuziaste, ndërsa që në faqet e para dhe titujt kryesorë shprehin zhgënjimin e tyre. Për ta kuptuar këtë mjafton të lexosh titullin e gazetës “Marca”.

C 29 Fotogallery 1024594 Imagegallery Imagegalleryitem 16 Image
C 29 Fotogallery 1024594 Imagegallery Imagegalleryitem 16 Image

“Diferenca, kur fal dhe kur nuk fal”, shkruan e përditëshmja pranë Realit, duke nënvizuar faktin se si skuadra e Solarit dominoi në pjesën e parë, por shpërdorio rastet për shënim. Në të njëjtën linjë shkon edhe gazeta tjetër e kryeqytetit spanjoll “AS”.

C 29 Fotogallery 1024594 Imagegallery Imagegalleryitem 17 Image
C 29 Fotogallery 1024594 Imagegallery Imagegalleryitem 17 Image

“Vinicius luan, Suarez vret”, është titulli i saj, që lidhet me performancën e shkëlqyer personale të sulmuesit brazilian, që gjithsesi gaboi në finalizimin e goditjeve të tij. Këtë gjë nuk e bëri Suarez që ndali topin në rrjetë thuajse në çdo mundësi që I erdhi në këmbë.

C 29 Fotogallery 1024594 Imagegallery Imagegalleryitem 18 Image
C 29 Fotogallery 1024594 Imagegallery Imagegalleryitem 18 Image

Sigurisht, krejt ndryshe është atmosfera që rrethon mediat katalunjase. Për të përditëshmen “Sport”, ky ishte turpërimi i radhës në “Santiago Bernabeu” për Realin e Madridit.

C 29 Fotogallery 1024594 Imagegallery Imagegalleryitem 19 Image
C 29 Fotogallery 1024594 Imagegallery Imagegalleryitem 19 Image

Ndërkohë, “El Mundo Deportivo” ekzalton fitoren e madhe të Barcelonës dhe tani pret vetëm mbrojtjen e trofeut të Kupës së Mbretit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb