Vinicius shpreson se do të jetë ai që do të fitojë “Topin e Artë”, në ceremoninë që do të mbahet të hënën. Pas ndeshjes së Champions kundër Dortmund, sulmuesi brazilian i Realit u shpreh se gjithmonë ka ëndëruar fitimin e këtij trofeu individual.
“Tifozët e Brazilit dhe në mbarë botën janë gjithmonë të rëndësishëm. Ata më kanë mbështetur gjithmonë, që kur kam ardhur këtu në moshën 18-vjeçare. Gjithmonë kam thënë se doja ta fitoja këtë çmim për të gjithë brazilianët, shpresoj që të hënën të ndodhë kështu”- tha Vinicius.
(J.S/BalkanWeb)