“El Clasico” po vjen. Ndeshja më e rëndësishme e planetit do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të vlefshme për Kupën e Mbretit dhe tifozët në mbarë globin po presin përballjen e dytë pas barazimit të ndeshjes së parë.


Dhe, si për ta bërë më të shijshme këtë mbrëmje, është Vinicius Junior ai që shton dozat pikante në këtë pëballje. Sulmuesi brazilian i Realit ka dhënë opionin e tij, duke ngacmuar Mesin.


“Mesi? Është i jashtëzakonshëm, por nuk frikëson njeri. Ai bën gjëra që s’i bën askush tjetër, por ne jemi skuadra më e mirët në botë. Mezi po e presim “El Clasico”-on dhe të gjithë futbollistët duan ta luajnë me çdo kusht këtë ndeshje. Mua personalisht më pëlqen shumë. Duhet të luajmë si në “Camp Nou”, vetëm kështu mund të fitojmë. Kemi nevojë që tifozët të na mbështesin. Golat? Ka gjithmonë diçka që duhet përmirësuar dhe ky është objektivi im. Ajo që ka më shumë rëndësi është të fitojmë”.


(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb