ROMË- Operacion antidrogë nga Financierët e Komandës Provinciale të Romës që në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopolit kanë zbuluar në aeroportin e Fiumicinos një çift të ri të padyshuar që transportonte një sasi të konsiderueshme kokaine.

“Flakët e verdha” të grupit të Fiumicinos në aeroportin “Leonardo da Vinci” kanë vënë në shënjestër dy qytetarë shqiptarë, të porsamartuar, që vinin nga San Paolo (Brazil), në tranzit nga aeroporti i kryeqytetit italian dhe me destinacion në Tiranë (Shqipëri). Çifti kthehej nga muaji i mjaltit në Brazil.

Që nga pyetjet e para formale, gruaja ka zbuluar shtatzëninë e saj, për të shmangur kontrollet nga ana e karabinierëve, të cilët dyshues për sigurinë ekstreme të treguar nga bashkëshortët, pavarësisht fjalëve të gruas e kanë konsideruar të nevojshme kryerjen e një inspektimi të bagazheve.

Gjatë kontrolleve, çifti ka vënë në skenë mashtrimin e fundit për të shpëtuar: në mënyrë që të ngjallte keqardhjen e karabinierëve, gruaja ka treguar ekografinë që provonte gjendjen e saj të shtatzënisë, duke u ankuar për një shtatzëni në rrezik.

Brenda dy fundeve të fshehur në muret e valixheve u gjetën 5 kilogramë kokainë e pastër që do i bënte të mundur organizatave kriminale të nxirrnin në treg mbi 100,000 doza të “pluhurit të bardhë”, duke siguruar fitime marramendëse prej më shumë se 2 milionë eurosh.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb