ITALI

57 emigrantë janë shpëtuar nga autoritetet italiane dhe janë dërguar në Ishullin Lampedusa, ka raportuar agjencia e lajmeve, Ansa.

Emigrantët, të cilët po udhëtonin me një bark janë kapur nga autoritetet italiane në afërsi të Lampione dhe janë dërguar për në Lampedusa në orët e vona të së shtunës.

Siç raporton agjencia Ansa, në mesin e migrantëve të shpëtuar ishte edhe një grua shtatzënë. Besohet se migrantët që po udhëtonin me këtë bark vinin kryesisht nga Tunizia.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini pretendon se rënia drastike e valës së migrantëve që vijnë në Itali është e lidhur me përpjekjet e tij për të penguar organizatat bamirëse dhe të shpëtimit, që ndihmojnë migrantët në det.

Shumica e migrantëve që po arrijnë në Itali përmes detit, po e bëjnë këtë gjë pa ndihmën e organizatave bamirëse.

Matteo Villa nga organizata ISPI, ka thënë se vetëm 8 për qind e 3,073 migrantëve që kanë arritur në Itali gjatë periudhës 1 janar – 8 korrik, janë shpëtuar në det nga anijet e ndihmës dhe organizatat bamirëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb