“Virgjëresha që iu ngjajnë shtëpive të qejfit e që predikojnë moral” kështu iu përgjigj kreu i qeverisë, interesit të gazetarëve nëse ka menduar të vendosë filtra me qëllim që kandidatët të mos i kapë më ligji i dekriminalizimit.

“E kam thënë dhe rithem dhe gjithë virëgjereshat që thonë të kundërtën iu ngjajnë shpive të qejfit që predikojnë moral, kjo është një cështje që zgjidhet vetëm përmes fuqizimit të ligjit, duke kthyer deklarimin e rremë në vepër që dënohet ashpër dhe duke i çliruar partitë nga kjo barrë për të lexuar mendjen e individëve, që në mënyrë të papërgjegjshme i shmangen të vërtetës kur vetëdeklarojnë, përmes një ndërhyrje në ligj që do t’i japë mundësi institucioneve ligjzbatuese të bëjnë verifikime pasi partitë të cojnë listat e kandidatëve për t’u zgjedhur para nisjes së fushatës.

Në mënyrë që të gjitha listat të jenë të verifikuara. partitë nuk kanë kapacitete për të bërë punën e policisë apo të prokurorisë, por nga ana tjetër policia e prokuroria duhet të futen në këtë proces më parë. Kjo është fare e qartë, kush pastaj predikon moral është fare e qartë, është një shëmbëlltyrë njëlloj si ato përgjegjëset e shpive të qejfit që te dera e shpisë predikonin virgjërinë e vashave që ofronin brenda shërbime.” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb