Virozat dhe gripi është përhapur ndjeshëm në të gjithë vendin duke bërë që qendrat shëndetësore dhe spitalet të jenë të mbushur me qytetarë që marrin mjekim. Por në Krujë dhe pse Viti i Ri ka pasur një rritje të numrit të të prekurve, në krahasim me vitet e tjera, fluksi është më i ulët, dhe kryesisht ka prekur fëmijët që frekuentojnë shkollat dhe kopshtet thotë mjeku i urgjencës Durim Herri.

“Më tepër raste tek fëmijët e vegjël në kopshte. Janë me bark e të vjella me terapi ditore, por ka edhe raste që janë shtruar.”, -tha ai.

Pjesa më e madhe e pacientëve e kalojnë gripin pa komplikacione, ndërsa më të rrezikuar mbeten mosha e tretë, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kardiovaskulare dhe ata me sëmundje pulmonare. Ndërsa raste me Covid nuk janë regjistruar pasi të gjithë testet e bëra kanë rezultuar negativ.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: