Situata e krijuar nga virozat stinore është e njëjtë thuajse në të gjithë vendin. Spitalet dhe qendrat shëndetësor po përballen me fluks të shtuar të të prekurve nga virozat e stinës.

Edhe në spitalin e Bulqizës ka një fluks të shtuar në këtë periudhë, ndërsa mjekët specialist thonë se të prekur ka që nga fëmijët e deri tek moshat e rritura.

Drejtoresha e Spitalit Bashkiak Bulqizë, Brunkita Rama tha se aktualisht situata nuk është alarmante pasi rastet janë trajtuar nga mjekët e fushës, ku një pjesë e tyre e kanë marrë trajtimin mjekësor në shtëpi dhe një pjesë tjetër janë shtruar në spital.

Mjekja Brunkita Rama kërkoi që qytetarët të mos panikosen nga virozat dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga mjekët specialist. Vetëm nëse situata rëndohet duhet të paraqiten në spital për trajtim të specializuar. Gjatë javëve të fundit në spitalin e Bulqizës janë paraqitur çdo ditë deri në 60 raste të të prekurish nga virozat stinore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb