Numri i të vdekurve nga Ebola në Afrikën Perëndimore është rritur në 6,928, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Shifra është rritur për më shumë se 1,000 që nga raporti i fundit i OBSH-së, që është publikuar të mërkurën, por ajo përfshin edhe vdekje të paraportuara më herët.

Ekspertët thonë se shkalla e infeksionit është “më e rëndësishme” sesa numri i të vdekurve, pasi ajo reflekton mënyrën se si përhapet virusi.

Shkalla e infeksionit është në rënie në Liberi, por mbetet e lartë në Siera Leone dhe Guine.

Këto edhe janë tre vendet e goditura më së keqi nga shpërthimi i sivjetmë i Ebolës.

Në këto tre shtete janë raportuar mbi 16,000 raste me këtë virus.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: