SIERRA LEONE- Dhjetë punonjës amerikanë të ndihmës shëndetësore të cilët janë të ekspozuar ndaj virusit Ebola do evakuohen drejt SHBA-së.

Të premten një punëtor amerikan i cili u kthye nga Sierra Leone rezultoi pozitiv me virusin Ebola, ndërsa po trajtohet në një spital pranë Washingtonit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ka thënë se momentalisht personat nuk kanë shfaqur simptoma të virusit Ebola.

10 punonjësit e kujdesit shëndetësor do të merren nga Sierra Leone për në SHBA, ndërsa do të qëndrojnë në izolim vullnetarisht për 21 ditë.

Nëse gjatë kësaj periudhe personat shfaqin simptoma të virusit ata do të dërgohen në një nga 3 spitalet të përcaktuar për trajtim.

Deri tani në të gjithë botën nga virusi Ebola kanë humbur jetën rreth 10 mijë njerëz.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: