Skiatorja shqiptare, Lara Colturi u rendit në vendin e 14-të, në garën e Sllallomit në Semmering të Austrisë. Colturi mbyll në mënyrën e duhur një vit që mund të konsiderohet pozitiv, sa i takon arritjeve në sport.
18-vjeçarja spikati me paraqitjen e saj në nëntor, në pistën e Gurgl në Austri, duke u renditur në vendin e dytë, pas amerikanes Mikaela Shifrin. Ky ishte një rezultat historik për vendin tonë, pasi ngriti në podium flamurin shqiptar.
Lara Colturi, pas një periudhë pushimi, ka si objektiv që të përmirësohet akoma më shumë në 2025-tën, me synimin e vetëm, për t’u shndërruar në protagoniste absolute në botën e skive.
Përmbledhje e garës së sotme:
(J.S/BalkanWeb)