Futbollistët shqiptarë në kampionatin e Zvicrës për këtë vit kanë patur ecuri pozitive, ndërsa ndihma e tyre për ekipet ka qenë në nivele të larta.

Të shumtë janë shqiptarët që me punën dhe me talentin e tyre janë bërë pjesë e ekipeve më të mira në Zvicër, si Basel-i, FC Zürich-u, Sioni dhe shumë klube të tjera.

Edhe pjesë e parë e sezonit 2018/19 ka përfunduar me shifra të mira për djemtë tanë të shumtë që luajnë në Super Ligën e Zvicrës. Nga 18 ndeshje kanë realizuar 35 gola, njofton albinfo.ch.

Edhe këtë vit në krye janë treshja Albian Ajeti, Benjamin Kololli dhe Pajtim Kasami, të cilët në total kanë shënuar nëntëmbëdhjetë  gola.

Në gjithë sezonin paraprak 2017-18, futbollistët shqiptarë shënuan 52 gola dhe nëse krahasohen me golat e deritanishëm, ky numër mund të tejkalohet lehtë deri në fund të sezonit, në vitin 2019. Kujtojmë që vitin e kaluar Albian Ajeti u shpall golashënuesi më i mirë në Ligë, me 17 gola.

Lista e golashënuesve shqiptarë përgjatë 2018-19:

Albian Ajeti                   8

Benjamin Kololli           6

Pajtim Kasami               5

Nedim Bajrami              3

Kemal Ademi                 2

Ermir Lenjani                 2

Shkelqim Demhasaj      2

Bastien Toma                 2

Hekuran Kryeziu            2

Idriz Voca                       1

Toni Domgjoni              1

Samir Ramizi                 1

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb