Duhej të ishte sezoni i fundit që kur u transferua te Paris SG. Pastaj rikthimi te Juventus, që për shumë njerëz do të mbyllte karrierën e Gianluigi Buffon. Sërish një parashikim i gabuar, pasi portieri as që ka ndërmend të varë dorezat në gozhdë. Madje, Buffon kërkon të shtyjë ditën kur do të largohet nga futbolli i luajtur.

071632905 0b03718b D2f2 4b8a A0eb 42d503fff49e
071632905 0b03718b D2f2 4b8a A0eb 42d503fff49e

E sigurt për këtë është gazeta torineze “TuttoSport”, e cila që në faqen e parë në numrin e martës zbulon dëshirën e 41-vjeçarit për të rinovuar edhe me një vit tjetër me “Zonjën e Vjetër”. Kontrata aktuale e portierit skadon verën e ardhshme, ndërsa Buffon kërkon të vazhdojë të paktën deri në vitin 2021. Nuk kanë asgjë kundër në klubin juventin, por nuk ka arsye se përse të shpejtohet.

Buffon Juventus 13fd3glff5im51pxuwccmkcpgu
Buffon Juventus 13fd3glff5im51pxuwccmkcpgu

Pavarësisht karrierës së shkëlqyer dhe asaj që ai kishte dhënë për Juventusin, portieri pranoi të ishte zgjedhje e dytë në skuadrën bardhezi. Por, ky fakt nuk e ka penguar të tregojë talentin e tij që nuk njeh moshë. Për këtë arsye, roli si drejues i Juventusit duhet të presë. Gigi Buffon ka akoma për të dhënë në portë. Mjafton të shohësh pritjet e tij në këtë sezon….
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb