Pas lajmit se Princi Charles i Britanisë së Madhe, së shpejti do të vijë në Kosovë, kujtojmë shtatorin e vitit 1999 kur ai për herë të parë e vizitoi vendin tonë.

Trashëgimtari i fronit britanik atë kohë ishte transportuar me helikopter nga Aeroporti i Sllatinës për në qendër të Prishtinës, ku siguria ishte në nivel të lartë. Ndër të tjera ai drekoi me zyrtarët e shtetit të tij që shërbenin në Kosovë pas luftës, shkruan klan.kosova.

Pas drekës, Charles e kishte përshkuar Prishtinën në këmbë, për t’i takuar edhe ushtarët e kontingjentit britanikë që shërbenin në KFOR, të përbërë prej dhjetë mijë personash.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: