Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor në vend, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ajo e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inspektuar nga afër një shkollë në Fier.
Nga aty, të dyja ministret kanë apeluar që ambientet e shkollave të jenë sa më të pastra dhe në përputhje me rregullat higjieno-sanitare.

“Ne jemi bashkë për të vijuar detyrën dhe me gjithë vëmëndjen maksimale në mënyrë që kjo javë të jetë javë jo vetëm e realizimeve e detyrave të lëna nga inspektorati, por gjithë jemi në kushtet optimale të zhvillimit të përgjegjësive arsimit, shëndetësia, pushetit vendor për të mundësuar që 17 shtatori në të gjitha shkollat të kemi realizuar kushtet sa më optimale, sigurisht brenda gjithë mundësive, për të filluar vitin e ri shkollor në të gjitha nivelet që nga çerdhet deri tek gjimnazet. Ndaj, besoj që edhe ky inspektim do t’i shërbejë një apeli për kolegët mësues, për drejtuesit e shkollave, për drejtuesit e institucioneve në mënyrë që këto ditë të jenë ditët e fundit për të përfunduar me gjitha detyrat që shkollat të jenë gati dhe mikpritëse për nxënësit”, theksoi Nikolla

Gjithashtu ministrja e Arsimit kërkoi nga mësuesit, që të jenë në krye të detyrës dhe të punojnë fort për shpërndarjen e testeve shkollore sa më shpejt të jetë e mundur.

“Sivjet ka qenë një vit perfekt do të thoja në procesin e shpërndarjes së teksteve dhe nuk e kam fjalën këtu vetëm për tekstet falas për 190 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, por edhe për të gjithë procesin tjetër për klasat e tjera të marrjes teksteve. Është një proces që ka filuuar këtë vit, ne do ta ndjekim hap pas hapi, për ta zgjeruar vitin që vjen edhe me nxënësit e klasës së pestë e kështu me radhë në të gjithë sistemin e arsimit të detyrueshëm të arsimit 9-vjeçar. Ne jo vetëm që mundësojmë një shërbim të ri përmes teksteve falas por nga ana tjetër po përpiqemi të instalojmë edhe një proces të ri që lidhet me edukimin, që lidhet me marrëdhënien që fëmijët kanë për librin, është një proces që ndodh edhe në vendet e Bashkimit Europian, fëmijët tanë nuk kanë asgjë ndryshe nga fëmijët e tjerë të Bashkimit Europian, që punojmë me tekstet ruajnë atë dhe në fund të vitit e dorëzojnë atë. Është një proces që ne po e ndjekim hap pas hapi, sigurisht duke bashkëpunuar me prindërit, duke bashkëpunuar me mësuesit. Ju lutem mos e paragjykoni se është shumë i rëndësishëm dhe shumë i shëndetshëm për edukimin e fëmijëve. Nuk kanë pse ti shkatërrojnë tekstet, nuk kanë pse ti dëmtojnë tekstet,është një kulturë e re që ne do ta kultivojmë edhe në shkollat tona”, deklaroi Nikolla

Dy ministret së bashku me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor inspektuan kushtet ku fëmijët do të mësojnë në shkollën 9-vjecare “Dino Ismaili” në Levan dhe shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier.

Kujtojmë se viti i ri shkollor nis me 17 shtator në të gjithë vendin dhe puna për shpërndarjen e teksteve shkollore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb