TIRANE

Me përfundimin e pushimeve verore, fëmijët dhe familjet po fillojnë përgatitjet e tyre për vitin e ardhshëm shkollor. Rikthimi në shkollë mund të jetë një kohë emocionuese për fëmijët, por për shumë prej tyre provokon edhe ndjenja ankthi dhe pasigurie.

Pavarësisht nëse fëmija juaj shkon në shkollë për herë të parë ose fillon një vit të ri shkollor, kalimi në shkollë pas një qëndrimi të gjatë në shtëpi mund të duket joreale për prindërit dhe fëmijët.

Kalimi i papritur nga një rutinë në shtëpi në një rutinë shkollore mund t’i bëjë fëmijët të ankohen dhe të jenë të pavëmendshëm në ditët e para të shkollës.

Kjo sigurisht që do të ketë ndikim në aftësinë e tyre të të mësuarit. Prandaj, fëmijët duhet të përgatiten për ditën e parë të shkollës.
Po si t’i përgatisim fëmijët për ditën e parë të shkollës, çfarë këshillash duhet të kemi parasysh, për këtë na ndihmon mjekja pediatre Lira Gjika, e ftuar në Medicus nga Daljana Sejdia.

Gjika ndau disa këshilla për prindërit dhe mësuesit për t’ua bërë më të thjeshtë fillimin e vitit të ri shkollor fëmijëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: