Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur sot vizitën zyrtare në Kalabri të Italisë, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

Lajmi konfirmohet nga vetë presidenca e cila ka shpërndarë detaje në lidhje me vizitën e  kreut të shtetit në Kalabri të Italisë.

“Gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit shqiptar, do të takohet me Presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella dhe së bashku do të vizitojnë Kolegjin e Shën Dhimitër Koronës, ku do të takohen me arbëreshët, përfaqësuesit dhe autoritetet e tyre vendore, drejtuesit e bashkësive fetare arbëreshe, personalitete të ndryshme, pedagogë, studentë arbëreshë.

Në përfundim të takimit të dy Presidentët do të përurojnë një pllakatë për nder të 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar.

Presidenti Meta pritet të zhvillojë takime zyrtare edhe me drejtuesit dhe përfaqësuesit vendorë të Kalabrisë si dhe të vizitojë Universitetin e Kozencës, në të cilin shkollohen shumë studentë arbëreshë dhe shqiptarë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb