2018-ta është shpallur “Viti Mbarëkombëtar të Skënderbeut”. Ndaj në këtë kuadër Ministria e Kulturës ka ndërmarrë një sërë projektesh siç është ai për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut, Kishës së Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) dhe Muret e Qytetit Antik Lis, Zona Breglumore e Parkut Arkeologjik. Mësohet se projekti në fjalë kap shifrat e 30 milionë lekëve, ndërsa pritet të realizohet brenda Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit.

Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë realizuar projektin që parashikon restaurimin e plotë të memorialit, Kishës së Shen Nikollit, riformulimin e mbulesës së objektit, sistemin e ndriçimit dekorativ dhe funksional, si dhe ndërhyrje konservuese – restauruese në mozaik dhe afresk.

Ndërkohë që Muzeu i Kastriotëve, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës, do t’i nënshtrohet restaurimit, ndaj edhe për një periudhë të shkurtër kohore nuk do të jetë i vizitueshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb