TIRANE-Fillimi i vitit të ri shkollor ka nisur me probleme në pjesën më të madhe të qyteteve dhe fshatrave të vendit. Sot, Partia Demokratike ka zbarkuar në terren dhe ka denoncuar mbylljen e shkollave në qytete të ndryshe të vendit. Deputetët e kësaj partie, nga vendet të ndryshme kanë denoncuar mbylljen e shkollave, por edhe gjendjen skandaloze të tyre.


Denoncimet e Partisë Demokratike vijnë nga qytetet të ndryshme, ndërsa së bashku me këtë, deputetët e kësaj partie japin shifra për numrin e shkollave, të cilat janë mbyllur.


Partia Demokratike thekson se “Rilindja” për këtë vit të ri shkollor iu ka mbyllur shqiptarëve 133 shkolla në të gjithë vendin.


Në reagimet e tyre, ata bëjnë përgjegjës direkt kryeministrin dhe qeverinë e tij. Deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku denoncon se shkolla 9-vjeçare në fshatin Smarisht të Dajçit në Shkodër është mbyllur.

Denoncimi nga Shkodra, deputetja Izmira Ulqinaku:

“Mbyllja e shkollave në Shkodër dhe braktisja nga mijëra nxënës është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq.”, shkruan deputetja.

Ajo shprehet së 12 nxënës që kanë qenë në këtë shkollë, tani sipas saj, ata do të detyrohen të largohen disa kilometra më larg.

Ndërkohë edhe në qarkun e Dibrës ka patur denoncime për mbylljen e shkollave. Deputeti , Xhemal Gjunkshi,  nga Dibra  ka hedhur akuza të forta për kreun e qeverisë Rama, ndërsa ai rendit disa arsye se pse fëmijët e banorëve të qarkut të Dibrës po mbesin pa shkolla.

Sipas tij, ky është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq.

Denoncimi nga Dibra i deputetit Xhemal Gjunkshi:

“Sot nis viti i ri shkollor ku qindra e mijëra nxënës do tu drejtohen dyerve të shkollave. Kjo ditë duhej të ishte një ditë e gëzuar për ato qindra fëmijë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Kjo duhej të ishte një ditë e gëzuar edhe për ato fëmijë që kanë filluar vitin e parë në fshatin e tyre, dhe tani duhet ngrihen herët, të udhëtojnë disa kilometra për të shkuar në shkollat ku i kanë grupuar.

“Rilindja” e arriti qëllimin, të shpopullojë fshatrat duke i degdisur në emigrim dhe tani nxënësit e fshatrave të mbetur “shkret” duhet të udhëtojnë rrugë të gjatë në borë e shi për të shkuar në shkollë. Janë me dhjetra shkolla që nuk do të hapen për të pritur nxënësit këtë vit, si në Sllovë, Kala të Dodës (Kallë ), Çidhën(Rrethas, Laças, Renx), Luzni Melan ( mbyllet në Trepçë, ndërsa e Rabdishtit zhvendoset në Bellovë).Janë mbyllur shkollat e Shimçanit, Bahutes e Limnjanit Ka edhe disa të tjera të cilat edhe pse kanë numër nxënësish “padronët” e arsimit kanë vendosur grumbullimin e tyre nëpër qendra.

Por ka edhe shkolla të tjera, si shkollat e qytetit ku “padronët” kanë regjistruar “me mik” nxënësit e ardhur nga fshatrat duke mbipopulluar klasat dhe duke bërë të pa mundur zhvillimin normal të mësimit, apo duke e e bërë atë me dy turne. Janë pothuajse të gjitha shkollat të pa rikonstruktuara, të pa lyera, pa xhama e me tavane të rëna, por këto do ti bëjmë publike në ditët në vazhdim.Sot është dita kur fëmijët duhet ti gëzohen ditës së parë të shkollës, dhe ne ju urojmë një vit të mbarë, dhe marrshin sa më shumë dije”, shkruan ai.

Denoncimi nga Mati i deputetes Dhurata Çupi:

“Mbyllja e shkollave në Mat dhe braktisja nga mijëra nxënës është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq. Deputetja Dhurata Çupi është në Patin të Klosit”, shkruan ajo.

Deputetja Lindita Metaliaj denoncon mbylljen e 9 shkollave në qytetin e Lezhës:

“Nga Fishta zonja Metaliaj thekson se Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe te ardhmen e vendit, por bashkëqeverisjen me bandat, shkruan ajo.

Deputeti,  Klevis Balliu, ka denoncuar  mbylljen e 7 shkollave në Pogradec, pasi sipas tij, kjo situatë ka ardhur për shkak të largimit të banorëve. Sipas Balliut, gjendja ekonomike dhe sociale ka detyruar banorët të shpërngulen masivisht

“Largimi masiv i banorëve, kushtet e renda ekonomike dhe sociale, janë arsyet e mbylljes se tyre.

Gjithashtu, një situatë e tillë është raportuar edhe nga deputeti i PD, Luciano Boci, në Elbasan , pasi sipas tij, situata është shumë problematike në këtë qark.

Denoncimi i Tabakut:

Deputetja, Jorida Tabaku,  ishte ne zonën e Zallherrit ku theksoi se Qeveria me një vendim te pa konsultuar me prindërit ka vendosur qe ne gjitha zonat e Piskës se Vogël te mbyllen.

Këto shkolla tha Tabaku nuk kane asnjë investim duke detyruar prindërit qe te zhvendosin fëmijët e tyre ne shkolla me te largëta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)