Botuesi Henri Çili, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka komentuar votimin e parlamentit hollandez, për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Çili tha se përgjithësisht Hollanda konsiderohet si pararoja e politikës së jashtme gjermane, pra se Gjermania mund të ketë shqetësime të ngjashme. Ai tha se votimi i parlamentarëve të Hollandës, është një mesazh i qartë politik.

“Dua ta shoh pak diplomatikisht. Hollanda konsiderohet si pararoja e politikës së jashtme Gjermane. Nuk është indeksi i kriminalitetit shqiptar më kryesori në asnjë vend të Europës. Grupet parlamentare të përfshira janë shumë, pra e shoh si një mesazh politik.

Nuk mendoj se do të shkojmë deri tek anullimi i vizave, por është një mesazh politik. Të gjithë e dimë se ky kryeministër, nuk ka më të njëjtën pranverë mardhëniesh me Gjermaninë. Për mua është një mesazh, i pozitës së re ku ndodhet kjo qeveri”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb