KOSOVE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka mbajtur premtimin e dhënë ditë më parë, ku ka thënë se do t’i dorëzoj pasaporten e tij diplomatike në shenjë solidarizimi me qytetarët e vendit për shkak të mos liberalizimit të vizave në vitin 2018.

Tahiri sot ka dorëzuar pasaportat diplomatike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorëzuar në organet përkatëse Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë! I falënderoj nga zemra ambasadat që më kanë pajisur me viza, por tani unë më nuk do udhëtoj jashtë Kosovës për shkak të dëshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuan Liberalizimin e Vizave edhe në këtë vit që shkoi!

Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës. Zoti e bekoftë popullin tonë! Me përgjegjësi, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Tahiri ne Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb