TIRANE– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu është bashkuar urimeve pas vendimit të Parlamentit Europian, i cili votoi pro rekomandimit për heqjen e vizave për Kosovën. Në një status në “Facebook” Kryemadhi e cilësoi këtë vendimin një lajm të mirë për Kosovën.

“Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Parlamenti Europian i hap dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën, duke dhënë kështu një mesazh të qartë të perspektivës së saj europiane. Kosova në gjithë sakrificat e saj do duhej t’i ishte bashkuar shumë më herët të drejtës për të lëvizur të lirë e pa barriera.

Uroj që edhe Këshilli Europian të miratojë sa më parë këtë rekomandim të Parlamentit Europian, për t’i hapur rrugë më pas bashkëpunimit të mëtejshëm të rajonit tonë me Bashkimin Europian. ????”, shkruan Kryemadhi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb